MENU
klinika

Pamjet bëhen virale

Messi gjigant shfaqet në Indi mes një…lumi

03.11.2022 - 14:58

Dashuria për Lionel Messin i kalon të gjitha llojet e kufijve. Dëshmi të reja të asaj që gjeneron shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” shfaqen vazhdimisht kudo në botë. Kjo është ajo që ndodhi të hënën, kur imazhi i një Messi gjigant në mes të një lumi u bë “viral”…

“Në qytetin Pullavoor (shteti Kerala), në Indi, vendasit vendosën një foto gjigante të Lionel Messit në mes të lumit”, – shkroi gazetari Fernando Duclos në Twitter. Krahas kësaj, ai ka publikuar një video në të cilën shihet se si një karvan i formuar nga banorët e zonës mban imazhin e “Pleshtit”, i veshur me fanellën e kombëtares argjentinase.

Tre nga personat e paraqitur në film mbajnë një tabelë ku shkruhet: “Argjentina, tifozë Pullavoor”. Çfarë nuk bëhet për të festuar me futbollistin e konsideruar më të mirin në botë… Pasioni që ngjall Messi, për më tepër, tashmë ka precedentë në të gjithë planetin.

Për shembull, në vitin 2018 doli video e “Vipin Mailekal”, me origjinë nga qyteti indian Kochi, po në shtetin Kerala, ku protagonisti kishte regjistruar një grup tifozësh indianë teksa thërrisnin “Let’s Go Argentina” përpara një fotoje gjigante të “10” së Albiceleste.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përdhunoi shqiptaren, u dënua me 9 vjet

Brazili refuzon ekstradimin e Robinhos