MENU
klinika

Jepet miratimi

Mishi i pulës i krijuar në laborator pritet të konsumohet nga njerëzit

17.11.2022 - 12:15

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA)  ka dhënë për herë të parë miratimin e saj për tregtimin e një produkti të mishit të shpendëve, i cili është zhvilluar me metoda laboratorike dhe pritet të konsumohet nga njerëzit. Bëhet fjalë për mishin e pulës që është kultivuar në laborator, duke përdorur si lëndë të parë qelizat e kafshëve të gjalla.

Produkti është prodhuar nga kompania Upside Foods, e cila përdor qelizat shtazore për të prodhuar mish në rezervuarët e bioreaktorëve inoks. Kompania, e cila u themelua në vitin 2015 dhe është e vendosur në Berkeley, Kaliforni, dhe tashmë ka investuar qindra miliona dollarë, siguroi se produkti i saj është i sigurt për njerëzit dhe FDA ra dakord.

Megjithatë, përpara se mishi i rritur në laborator të mund të dalë në treg, ai duhet të miratohet nga Shërbimi i Ushqimit dhe Shërbimi i Inspektimit i Departamentit të Bujqësisë së SHBA-së. Sakaq, pula e rritur në laborator iu shërbeu pjesëmarrësve në konferencën ndërkombëtare të klimës COP27 në Egjipt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për të luftuar ndryshimet klimatike

A do të hanit mish të prodhuar në laborator?