MENU
klinika

"Ka disa pikëpyetje..."

Nazarko: Kurti ka luajtur në mënyrë që duket inteligjente

12.11.2022 - 14:12

Analisti Mentor Nazarko e cilësoi brenda filozofisë së Bashkimit Europian planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai komentoi edhe faktin që Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç nuk u takuan në Paris, diçka që edhe Emmanuel Macron dështoi ta impononte sipas tij.

Sipas Nazarkos kjo mund të vijë për faktin se ajo që ka ndodhur në terren është shumë e freskët dhe Serbai nuk do të tregojë dobësi, pas tërheqjes nga institucionet e Kosovës.

Nazarko komentoi gjithashtu sjelljen e Kurtit, duke vënë në dukje se “ka luajtur në një mënyrë që duket inteligjente.

“Që Franca është përfshirë bashkë me Gjermaninë, kjo është brenda asaj që është filozofia e BE. Nuk kontraston me angazhimin e Lajcak, e përforcon atë. Ajo që ka ndodhur sot, megjthëse kanë shprehur gatishëmri që mund të takoheshin, duke pasur pasrasyh që ata nuk janë takuar se nuk mund të kishin rezultat, është tregues që edhe Macron nuk e ka autoritetin për ndonjë përmirësim. Edhe Macron ka dështuar në këtë mision. Ky është shqetësimi më i madh. As Macron në vetë të parë nuk arrin t’u imponojë dy palëve një takim.

Ndoshta ajo që ka ndodhur në terren është shumë e freskët dhe Serbia nuk ka dashur të tregojë shenja dobësie. Kurti në këndvështrimin tim ka luajtur në një mënyrë që duket inteligjente, por ka disa pikëpyetje. Kur ai ka bërë këtë veprim të fortë, refuzimi i kërkesës së Blinken për targat, por gatishmëria për planin franko-gjerman i ka siguruar atij që mos të atakohet në të gjitha palët. Duke shkuar në Francë ai tregon që unë mund ta pranojë planin franko-gjerman, dhe mos të dëgjojë Blinkenin”, tha Nazarko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cili do të jetë roli i SHBA-së dhe BE-së në këtë proces?

Mentor Nazarko zbulon skenarin e mundshëm të marrëveshjes Kosovë-Serbi

"Kurti duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Ramën"

Dialogu Kosovë-Serbi/ Nazarko: Vështirë të arrihet marrëveshje brenda këtij viti

Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë/ "Të dënuar të bashkëjetojnë"

Mentor Nazarko: Rama duhet të kalojë më shumë kohë me Kurtin