MENU
klinika

Serie A, Java 15

Një autogol në 92’ i jep fitoren Milanit

13.11.2022 - 21:00

Një autogol vendosi takimin Milan-Fiorentina, me ekipin e Piolit që gëzon në fund fitoren 2-1. I zakonshmi Leao pas një sprinti, i dha avantazhin kuqezinjve pas vetëm 2 minutash lojë.

Ekipi vjollcë nuk pajtohet assesi me rezultatin dhe ushtron presion të vazhdueshëm ndaj kundërshtarit. Skuadra e Italianos shpërblehet me gol nga ish-lojtari i Veronës, Barak.

Në fillimin e pjesës së dytë, Fiore mund të përmbyste rezultatin me penallti, por pas një rishikimi me VAR, arbitri nuk e konsideroi 11-metërsh.

Minutat e mbetura ishin mjaft interesante, kampionët e Italisë provuan disa herë me Giroud dhe Leao por ia dolën të marrin 3 pikë në shtëpi vetëm falë një autogoli në fund. Milan shkon në kuotën e 33 pikëve pikëve dhe qëndron në vendin e dytë.