MENU
klinika

Serie A, Java 15

Inter përmbys Atalantën dhe ngjitet në renditje

13.11.2022 - 15:29

Inter ka mundur 3-2 Atalanta-n në javën e pesëmbëdhjetë të kampionatit italian dhe ka kapur përkohësisht Milan-in dhe Lazio-n në renditjen e Serisë A.

Pjesa e parë e ndeshjes Bergamo është mbyllur në barazim. Kanë qenë vendasit që kanë kaluar në avantazh në minutën e 25-tëme një penallti të Lookman, ndërsa miqtë janë kundërpërgjigjur me një gol të Dzeko-s në minutën e 36-të.

Sulmuesi boshnjak ka qenë protagonist edhe në pjesën e dytë duke shënuar golin e përmbysjes në minutën e 36-të. Gjashtë minuta më vonë ka ardhur edhe goli i sigurisë për milanezët që ka ardhur nga një “dhuratë” e Palomino-s,

Në ndeshjen e tij të 250-të në Serinë A, Dzeko ka shënuar 9 gola në karrierë kundër Atalanta-s; kundër asnjë skuadre tjetër nuk ka bërë më mirë në kategorinë kryesore të kampionatit italian.

Ndeshja është rihapur në minutën e 77-të me Palomino-n që ka shlyer gabimin e autogolit dhe ka shënuar golin e dytë të bergamaskëve. Megjithatë, vendasit nuk kanë arritur të shmangin humbjen e tretë radhazi në kampionat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN