MENU
klinika

Serie A, Java 15

Roma shmang humbjen, por mbetet larg Champions

13.11.2022 - 18:09

Roma nuk u kthye dot te rezultatet pozitive, teksa sot në Olimpico barazoi 1-1 me Torinon. Miqtë torinezë morën epërsinë pas 55 minutash lojë me Linettyn, pas asistit të Singos.

Ekipi i Mourinhos fitoi penallti në shtesë por Belotti e ekzekutoi keq. Gabimin e sulmuesit italian e shleu  Matic që vendosi përfundimisht ekuilibrat në këtë takim.

Në këtë sfidë, Marash Kumbulla sërish qëndroi në stol për 90 minuta, tekniku portugez sa vjen e preferon akoma më shumë zgjedhje të tjera në prapavijë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN