Duket se një “përplasje” virtuale ka nisur mes moderatorëve Luana Vjollca dhe Donald Veshaj.
Gjithçka nisi nga një video e Donaldit, i cili ironizoi moderatoren e “Zemër Luana”, për klikimet dhe videot e saj falenderuese ndaj fansave.
Klikimet e Luana Vjollcës në emisionin e ri janë komentuar jo pak në rrjetet sociale nga fansa dhe ndjekës.
Madje vetë Luana ka publikuar shpesh në rrjetet e saj sociale foto dhe video ku tregon rekordet e klikimeve dhe falenderon fansat e saj.
Mirëpo, Luana Vjollca është kundërpërgjigjur me një postim të fundit në Instagram, krahas së cilit shkruan: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, dukshëm kundërpërgjigje ndaj Donaldit dhe ironisë së tij.