MENU
klinika

Festë me këngë e valle!

110-vjetori i Pavarësisë/ Qytetarët nga Kosova mbushin Vlorën

28.11.2022 - 13:38

Dhjetëra qytetarë nga Kosova kanë mbërritur në Vlorë këtë 28 nëntor për të marrë pjesë në festimet për 110 vjetorin e pavarësisë.

Të veshur me kostume me motive kombëtare, shqiptarët nga Kosova shprehin entuziazmin për këtë datë historike për kombin shqiptar.

Nën ritmet e këngëve patriotike, të pranishmit po shijojnë koncertin që po mbahet në sheshin Pavarësia të Vlorës.

“Vij nga Kosova, kemi ardhur se është një ditë madhore. Është një ditë historike dhe një muaj historik pasi është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar. Në këtë ditë kemi ngritjen në Krujë të flamurit nga Skënderbeu, kemi në Vlorë pavarësinë në 1912-ën, kemi ditëlindjen e Adem Jasharit më 28 nëntor 1956, kemi dhe daljen e UÇK-së më 28 nëntor 1997”, tha një prej të pranishmëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mbetemi të përkushtuar për t’ju mbështetur"

Blinken uron Shqipërinë për 110-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj: Ditët më të mira i kemi përpara

Godina e Bashkisë Tiranë ‘vishet’ me flamurin gjigand kuqezi