MENU
klinika

Përurimi i spitalit të ri

Rama nga Infektivi: Brenda mandatit do ta çojmë në 100% rritjen e pagave për mjekët

16.11.2022 - 14:03

Kryeministri Edi Rama, gjatë përurimit të spitalit të ri të Infektivit në QSUT, ka deklaruar se brenda mandatit pagave e mjekëve do të rritet, duke u shprehur se do ta çojnë në 100 %.

“Brenda këtij mandati ta çojmë në 100 për qind rritjen e pagës, në raport me pikënisjen. Me buxhetin e ri shkojmë në 70%, me ndihmën e Zotit që mos na ndodhë ndonjë katastrofë që të na detyrojë… ta spostojmë fondin. Nuk duhet lënë rast pa e shprehur respektin dhe mirënjohjen. Kjo godinë është shprehje e mirënjohjes. Çfarë u bë një histori e madhe suksesi për gjatë luftës me një armik të padukshëm, të mos mbetet thjesht një episod falë lidershipit të mjekëve me më shumë eksperiencë por edhe të trashëgohet te brezi më i ri si frymë e patjetërsueshme. Ky investim do të shërbeje për të krijuar një sens më të fortë skuadre që e tregoi veten në momentin më tragjik për vendin, në sfidën më të madhe të mjekësisë shqiptare që nga themelimi i shtetit shqiptar…”, ka thënë Rama.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN