MENU
klinika

“Shqiptarët, populli më i rrezikshëm”

Rama reagon pas publikimit të deklaratës së Berishës në Daily Mail

06.11.2022 - 16:30

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të deklaratës së Sali Berishës në Daily Mail, ku ai citohet të thotë se Shqipëria është kthyer në një nga vendet më të rrezikshme në Ballkan dhe Europë.

Rama shprehet se vetëm shërbëtorët e të keqes mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata kundër Shqipërisë.

“Vetëm shërbëtorët e së keqes, jashtënxjerrjet e një kombi, pjellat e mbrapshta të sojit të lig që e ndjek pas si hija e një mallkimi këtë vend qysh prej 1912-ës, mund të lëshojnë në gjuhë të huaj deklarata të tilla kundër Shqipërisë!”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kancelari gjerman dhe presidentja e KE tregojnë zgjidhjen

Si të frenohet largimi i të rinjve nga Shqipëria