MENU
klinika

“Kryevepra e Putinit”

Riparimi i urës së Krimesë do të zgjasë të paktën një vit

09.11.2022 - 18:08

Sipas përditësimit të fundit të Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, dëmet në urën e Krimesë nuk do të riparohen deri në shtator 2023.

“Sulmi në urën e Krimesë ka ndërprerë furnizimet logjistike ruse për Krimenë dhe Ukrainën jugore, duke reduktuar aftësinë e Rusisë për lëvizjen e pajisjeve ushtarake dhe trupave në zonë”, tha ministria.

Ata shtuan se kushtet e motit do të ndikojnë shumë në përpjekjet për rindërtimin e urës.