MENU
klinika

Listat e Botërorit

Spanja lë jashtë Ramos, Argjentina vendos për Dybala

11.11.2022 - 17:58

19 nga 32 skuadrat pjesëmarrëse kanë dorëzuar tashmë listat e tyre zyrtare përkatëse për Botërorin. Të premten ishte radha e Luis Enrique, i cili prezantoi 26 të zgjedhurit spanjollë për eventin e madh që do të startojë më 20 nëntor.

Enrique mbetet një fans i katalanasve, sepse ka përfshirë në këtë listë shtatë lojtarë të Barcelonës: Eric Garcia, Jordi Alba, Busquets, Pedri, Gavi, Ferran Torres dhe Ansu Fati. Bie në sy mungesa e Sergio Ramos, i cili shpresonte të merrte pjesë në Botërorin e Katarit, edhe për faktin se ka luajtur këtë sezon te PSG, ndryshe nga edicioni i shkuar.

Ambiciet e iberikëve janë maksimale, duke qenë se e kanë fituar një herë këtë kompeticion, por edhe dy herë Kampionatin Europian. Një brez talentesh, ndërthurur me eksperiencën, është garanci për suksesin e kombëtares spanjolle. Kombëtarja spanjolle është në grup me Gjermaninë, Japoninë dhe Kosta Rikën.

Luis Van Gaal nuk ka surpriza në emrat, me Van Dijk që do të drejtojë skuadrën në fushë për të kërkuar suksesin e parë në një kampionat Botëror. Holanda ndodhet në një grupin A me Katarin, Senegalin dhe Ekuadorin.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, nuk ka shumë surpriza, pasi tekniku kishte vendosur që t’u besonte kryesisht lojtarëve me të cilët fitoi Kupën e Amerikës në verën e kaluar.

Sipas mediave argjentinase, trajneri kishte lajmëruar personalisht 22 lojtarë dhe vetëm gjatë 24 orëve të fundit kishte diskutuar dhe kishte zgjedhur katër emrat që mbeteshin, mes të cilëve ishte ai i Paulo Dibala, në formë jo edhe aq të mirë pas dëmtimit që pësoi te Roma.

Pikërisht Dybala, Correa, Foyth dhe Palazio ishin 4 emrat që mësohet se i janë bashkuar 22-shes që Scaloni kishte njoftuar me kohë, duke i paralajmëruar që të shmangnin dëmtime në ndeshjet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN