MENU
klinika

Sulmuesi i dëmtuar

Grumbullohet Mane, Senegali shpreson te mrekullia

10.11.2022 - 17:55

Sadio Mane pësoi një dëmtim në tendinë në ndeshjen e fundit të Bayern Munich teksa sulmuesi me shumë gjasa nuk do të mund të jetë pjesë e Botërorit për të përfaqësuar Senegalin.

Mirëpo, në vendin afrikan nuk i kanë humbur shpresat për të parë me kombëtaren e tyre idhullin më të madh të vendit. Së fundmi, është sekretarja e FIFA-s, Fatma Samoura që shprehet se në Senegal do të përdorin çdo mjet për të rikuperuar Mane, edhe nëse do të duhet t’i besojnë “magjistarëve”.

“Ne do të përdorim mjekët “magjistarë”, nuk e di nëse do të jenë efektivë, por do të bëjmë gjithçka për të rikuperuar Mane. Ne shpresojmë te një mrekulli sepse Mane duhet të jetë pjesë e Botërorit”, u shpreh Samoura.

Nga ana tjetër sipas agjencisë AFP, trajnerit i Senegalit, Aliou Cisse do ta përfshijë Mane në listën e 26-futbollistëve të grumbulluar, pikërisht me idenë për ta rikuperuar në kohë për eventin më të rëndësishëm futbollistik. Lista e kombëtares së Senegalit do të publikohet ditën e premte dhe të gjithë presin me ankth nëse emri i Mane do të jetë i përfshirë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk grumbullohen 2 lojtarë të Milan

Belgjika lë jashtë Januzajn, thirr Lukakun e Hazard

Ka një rikthim të madh, debutojne tre

Botërori 2022, lista e Gjermanisë plot surpriza


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak