MENU
klinika

Publikimi i listave

Tallen anglezët: Ja Italia e Botërorit 2022

10.11.2022 - 19:08

Eliminimi i Italisë nga Kupa e Botës për të dytën herë radhazi dhe për më tepër si kampionë në fuqi të Europës ka bërë dhe vazhdon të bëjë bujë në të gjithë botën, duke lëshuar ironinë e internetit dhe rrjeteve sociale.

Sidomos në ditët e fundit dhe në prag të një Botërori të Katarit që do t’i shohë Azzurrit ta ndjekin Kupën e Botës nga divani për herën e dytë radhazi. Ata që nuk kanë ndërmend ta heqin gishtin nga plaga janë anglezët që vazhdojnë të tallen me Italinë e Roberto Mancinit për mungesën e një kualifikimi në Kupën e Botës që dukej i arritshëm.

Ngacmimet e anglezëve vazhdojnë dhe këtë herë kanë të bëjnë me listën e të grumbulluarve: në orët e fundit në fakt ekipet kombëtare që do të marrin pjesë në Botëror janë të zënë duke i komunikuar FIFA-s listën zyrtare prej 25 lojtarësh që do të marrë pjesë në Botërorin e Katarit.

Britanikët, edhe në këtë rast, nuk humbën kohë duke i bërë të njohura skuadrat fantazmë të Roberto Mancinit: një postim në Tëitter pa foto – dhe në të cilin duhej të dilnin emrat e 25 lojtarëve axurrë – me mbishkrimin: “Zyrtare: skuadra e 25 lojtarëve të Italisë për Botërorin në Katar”. Një tallje që u bë virale në internet brenda pak orësh, pasi nuk kishte asgjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nuk grumbullohen 2 lojtarë të Milan

Belgjika lë jashtë Januzajn, thirr Lukakun e Hazard

Ka një rikthim të madh, debutojne tre

Botërori 2022, lista e Gjermanisë plot surpriza