MENU
klinika

VIDEO

Të investosh për një pension të dytë dhe të paguash më pak taksa nga paga, mundësi e artë nga Fondi SIGAL

21.11.2022 - 16:43

A po mendoni për pensionin tuaj në pleqëri?

Vitet kalojnë shpejt dhe për të patur një moshë të tretë sa më të qetë financiarisht, duhet menduar sa më herët.

Përpos skemës shtetërore, prej disa vitesh, shqiptarët kanë mundësi të kenë edhe një pension të dytë duke investuar në fondet e pensioneve vullnetare.

Dhe nëse flasim për to, më i madhi në Shqipëri është Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL.

Fondi SIGAL është një mundësi e mirë investimi për kursimet tuaja, pasi ju jo vetëm kurseni dhe i shtoni paratë tuaja me interesa të larta variable por dhe paguani më pak taksa.

Një shembull i thjeshtë është ilustruar në video ku një individ me pagë bruto 220,000 lekë derdh kontribute për pesnisonin e tij rreth 21,000 lekë dhe shmang taksën 23% mbi pagën.

Gjithashtu pensioni i tij do të jetë mjaftueshëm i kënaqshëm.

Duke krijuar një plan pensioni ju kurseni para për të ardhmen tuaj, gjithashtu dhe i investoni këto para pasi kursimet tuaja në Fondin e Pensionit SIGAL shtohen me interesa të larta variable.

Gjithashtu kontributet tuaja në fond zbriten nga paga bruto. Kjo sjell një përfitim fiskal ku ju në të njëjtën kohë, kurseni, investoni, dhe paguani më pak taksa nga paga juaj.

Çfarë është Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL?

Fondi është grup asetesh në pronësi të anëtarëve të tij. Në mënyrë të thjeshtuar fondin mund ta konsiderojmë si një pronësi ku secili anëtar ka aksionet e tij, në bazë të shumës së parave të investuara nga secili prej tyre.

Fondi ka për qëllim maksimizimin e kthimit nga investimi nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve. Ai nuk bën gjë tjetër përveç se paratë e individit i shumëfishon dhe i kthen në pagesa mujore në pleqëri ose edhe 5 vite para moshës së pensionit shtetëror.

Sa i përket Fondit SIGAL, ju mund të anëtarësoheni kurdo dhe të kontribuoni në llogarinë e tuaj të pensionit sipas mundësisë financiare.

Ndërsa kurseni në llogarinë tuaj të  pensionit, ju fitoni interes të lartë të përbërë gjatë një periudhe shumëvjeçare.

Një Fond Pensioni Privat Vullnetare i ofron anëtarëve të tij mundësinë e një pensioni të përshtatshëm për të ruajtur standardin e jetesës sipas kërkesave dhe nevojave të tyre, duke maksimizuar përfitimet nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve.

Sa më herët të filloni të investoni në një pension, aq më shumë do të përfitoni, pasi vetë interesi fiton më shumë interes dhe e gjithë llogaria juaj rritet më shpejt.

Si funksionon skema e pensioneve private? Kush mund të bëhet anëtar?

Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi

Fondi SIGAL Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.

Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë

Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj. Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme

Nëse jam i punësuar, a mund të anëtarësohem në fond?

Sigurisht që po!  Anëtarësimi mund të kryhet në mënyrë individuale ose nëpërmjet një skeme profesionale nga punëdhënësi.

Ka dy alternativa të anëtarësimit në skemën profesionale:

Kontribuon vetëm punëdhënësi për punëmarrësit e tij në masën e caktuar nga vetë punëdhënësi;

Kontribuon punëdhënësi dhe punëmarrësi së bashku për llogari të punëmarrësit.

 A trasferohet fondi  privat i pensionit?

Po. Çdo anëtar mund të transferojë asetet e tij nga një fond pensioni në një tjetër nëse fondi tjetër ka normat e fitimit më të larta se fondi paraardhës.

Kjo bëhet kundrejt një “penaliteti” të themi prej 0.5% të aseteve që ke në fondin aktual.

A humbasin paratë e investuara nëse personi ndërron jetë? A janë asetet e trashëgueshme?

Sigurisht. Ndryshe nga pensioni shtetëror, në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj u shpërndahen menjëherë trashëgimtarëve.

 Çfarë ndryshimi ka midis depozitës bankare dhe një Fondi Privat Pensioni?

Norma e kthimit në fond është e lidhur ngushtë me ecurinë e Titujve të Shtetit, bonove dhe Obligacioneve.

Si rrjedhojë vlera e investimit luhatet në varësi të tregut të letrave me vlerë. Pra, norma e kthimit në fond është e ndryshueshme dhe jo fikse.

Ndryshe nga depozita që i ka fikse.

Ju mund të tërhiqni shumën e depozituar: 5 vjet para moshës së daljes në pension; gjatë moshës së pensionit; dhe në rast humbjeje aftësie për punë në mënyrë të përhershme.

Gjithashtu Fondi ofron depozitim të shumave të vogla nën minimumin e kërkuar të depozitave, të bonove dhe obligacioneve dhe mundësia e kryerjes së pagesave në mënyrë automatike çdo muaj.

Kur merr pensionin pse duhet të paguash taksa? Sa janë taksat që paguhen?

Me ligjin e ri do të tatohet vetëm fitimi. Jo më kontibuti….

BONUSET DHE LEHTËSIRAT QË OFRON FONDI SIGAL?

Duke u anëtarësuar në Fondin e Pensionit Vullnetar SIGAL, krahas kursimeve tuaja që rriten me interesa të larta, ju përfitoni edhe zbritje deri në 50% në klinikat mjekësore më të mira në Shqipëri.

Për më shumë informacione:

Tel: +35544511666

E-mail: [email protected]

Web: www.fondisigal.com.al