MENU
klinika

90 vite drite larg Tokës

Zbulohet sistemi me i vjetër diellor i galaktikës sonë

09.11.2022 - 11:24

Janë zbuluar mbetjet e sistemit diellor më antik të galaktikës sonë Rruga e Qumështit. Ka ekzistuar 10 miliard vjet më parë dhe gjendet vetëm 90 vite drite larg Tokës.

Sipas grupit kërkimor që ka kryer zbulimin, ylli I këtij sistemi dhe planetët që rrotulloheshin rreth tij janë zhdukur para se Toka të krijohej. Sikurse ndodh me çdo yll, pasi mbarojnë energjinë, ftohen dhe shuhen, duke u kthyer në yje të bardhë, ndërsa planetët që që e rrethonin, shkatërrohen dhe detritet e tyre vijojnë të qëndrojnë në orbitë. Shkencëtarët kanë analizuar pikërisht të dhënat e teleskopit hapësinor Gaia të Agjensisë Evropiane Esa, dhe kanë arritur të identifikojnë 2 yje të bardhë mbi 10 miliard vjeçarë nëpërmjet spektrit të radiacioneve, pra firmës kimike të tyre.

Aktualisht teleskopi Gaia po realizon hartëzimin më të gjerë të kryer ndodnjehere të galaktikës sonë. Zbulimi është rezultat i punës së kërkuesve nën drejtimin e universitetit Wawick në Mbretërinë e Bashkuar dhe është publikuar në revistën shkencore të Royal Astonomical Society.