MENU
klinika

"Urime miqve të mirë të shqiptarëve"

Zgjedhjet në SHBA, Veliaj uron Nensi Pelosin dhe kryetarin e Senatit Amerikan

14.11.2022 - 11:36

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur Kryetaren e Kongresit amerikan, Nensi Pelosi dhe kryetarin e Senatit Amerikan, Chuck Schumer për suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në SHBA. Veliaj thekson se suksesi i tyre është garanci për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

“Urime të gjithë miqve të mirë të shqiptarëve, që dolën me sukses në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Garanci për marrëdhëniet tona unike”, thekson Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri

Pak kohë më parë, Veliaj zhvilloi një vizitë në Uashington ku realizoi një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan.