MENU
klinika

Hulumtimet

6 arsye pse stërvitja është edhe më e rëndësishme në dimër

17.12.2022 - 08:05

Sipas hulumtimeve, 48% e njerëzve e kanë shumë më të vështirë t’i përmbahen rutinës së tyre të stërvitjes në dimër. Por investimi i kohës dhe energjisë që duhet për të mbajtur programin tuaj të fitnesit në objektiv, veçanërisht gjatë këtyre muajve të zymtë, do të shpërblehet në planin afatgjatë. Përveç përfitimeve shëndetësore ka dhe përfitime të tjera. Ja disa prej tyre:

Injekton energji.

Sipas “Stylist” , oksigjeni dhe lëndët ushqyese lëvizin nëpër trup në mënyrë më efikase gjatë stërvitjes. Një studim i botuar në revistën “Psychotherapy” dhe “Psychosomatics” zbuloi se vetëm 20 minuta lëvizje të lehta prodhojnë një reduktim të ndjeshëm të lodhjes.

Rrit humorin.

Studimet kanë zbuluar se vrapimi për 15 minuta ose ecja për një orë mund të mposht depresionin, i cili rritet gjatë muajve të dimrit, thotë “Harvard Health Publishing.”

Ndihmon përpunimin emocional.

Ndërsa vrapimi dhe ecja janë nxitës të humorit, vrapimi ndihmon në aktivizimin e rrjeteve në tru të përfshirë me përpunimin emocional.

Lehtëson zgjidhjen e problemeve.

Sipas “Stylist”, nuk ka asgjë si një ecje e shpejtë ose vrapim për të ndihmuar në zgjidhjen e një problemi të veçantë. Një studim i vitit 2017 i botuar në revistën “Environmental Health” dhe  “Preventative Medicine” zbuloi se aktiviteti i rregullt fizik mund të përmirësojë aftësitë tona për zgjidhjen e problemeve.

Lehtëson dhimbjet.

Qëndrimi ulur në një tavolinë gjatë gjithë ditës mund të çojë në dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe ngurtësim të qafës dhe shpatullave. Ne e dimë se disa forma të ushtrimeve, si joga, mund të ndihmojnë në lirimin e muskujve, por hulumtimet tregojnë se çdo lloj ushtrimi ndihmon në sjelljen e gjakut dhe lëndëve ushqyese në indet e buta të trupit, duke përmirësuar procesin e shërimit dhe duke reduktuar ngurtësimin.

Ndihmon në krijimin e lidhjeve të forta.

Juve mund t’iu pëlqejë takimi me miqtë për një shëtitje në park gjatë pandemisë jo vetëm për stërvitjen, por edhe për ndërveprimin. Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u lidhur me miqtë ndërsa mbështesni objektivat e stërvitjes së njëri-tjetrit këtë dimër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN