MENU
klinika

Skandali

660,000 lavatriçe nga “Samsung” rezultojnë difektoze

26.12.2022 - 13:13

Samsung tërhoqi më shumë se 660,000 makina larëse nga tregu, duke paralajmëruar klientët se lavatriçet kanë shfaqur probleme teknike, duke rrezikuar kështu që të mbinxehen gjatë punës dhe të marrin flakë.

Kompania mori 51 raporte për ku përdoruesit janë ankuar për mbinxehje të lavatriçeve, si dhe disa përduresve u kishte ndodhur që këto lavatriçe të marrin flakë.

Në dhjetë nga këto raporte rezultoi që disa klientë kishin pasur dëme materiale në shtëpitë e tyre si dhe dëmtime shëndetësore për shkak të thithjes së tymrave.

Disa nga lavatriçet difektoze të Samsung janë:

WA49B, WA50B, WA51A, WA52A, WA54A dhe WA55A.

Makineritë u shitën me ngjyra të bardha, të zeza, shampanjë dhe fildishi, dhe Komisioni i Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit, i cili gjithashtu publikoi gamën e numrave serialë për 14 modelet difektoze që cituam më sipër.

663,500 lavatriçet u shitën në shitësit bigbox si Best Buy, Costco, The Home Depot dhe Loëe’s nga qershori 2021 deri në dhjetor 2022, duke kushtuar midis 900 dhe 1,500 dollarë.

Një përditësim i softuerit mund të rregullojë rrezikun nga zjarri. “Konsumatorët duhet të kontrollojnë menjëherë nëse softueri i lavatriçes së tyre është përditësuar për të parandaluar rrezikun; dhe, nëse jo, konsumatorët duhet të ndalojnë menjëherë përdorimin e tyre derisa softueri të përditësohet,” tha CPSC.