MENU
klinika

22 vite më e re (Foto)

Aktori i njohur shqiptar na prezanton me partneren e tij

13.12.2022 - 11:23

Viktor Zhusti është një ndër artistët më të shquar në botën e kinematografisë shqiptare. Mirëpo, sërish është kthyer vëmendja tek ai, por kësaj radhe sa i takon jetës së tij private. Neës31 shkruan se artisti është në një lidhje dashurie me violinisten Margarita Plesti, e cila është 22 vite më e re se aktori.

Revista Story bën me dije se Margarita punon si violiniste e Orkestrës Shtetërore të Athinës.

Thuhet se romanca e tyre ka nisur që në vitin 2010.

Herë pas here, aktori rikthehet në skenën shqiptare me role të ndryshme. Kohë më parë, gjatë një interviste, ai ka folur për jetën e tij në vitet ’90, duke rrëfyer edhe vështirësitë.

“Gjithçka u ndërpre në vitin 1991. Ndodhën ndryshime të mëdha. U largova drejt Greqisë. Fëmijët ishin të vegjël, do fillonin rrugën e jetës, këtu nuk kishte dritë, ndërsa atje, të paktën kisha kushte minimale jetese. Por ndërkohë ne e kishim ndërtuar brenda vetes perëndimin. Shkonim në Sarandë e sytë i kishim nga Korfuzi, shkonim në Vlorë e sytë i kishim nga Italia, ose shikonim autobusët e turistëve dhe ndërtonim Perëndimin. Dhe kur vërshuam jashtë shtetit dhe pamë, që ajo që kishim krijuar, ishte iluzion. Nuk ishte toka e premtuar. Por jemi njerëz vitalë, kemi shumë energji dhe të gjithë ata shqiptarë që erdhën në Greqi si punëtorë, sot janë punëdhënës”, ka thënë më herët ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbulohet dosja sekrete për Ramiz Alinë

Çfarë shkruanin sigurimsat për Viktor Zhustin…