Oleksandr Mamai, kryebashkiaku i qytetit të Poltavës në Ukrainë , është “vënë nën dyshim” për ndarjen e informacioneve sekrete në lidhje me lëvizjet ushtarake ukrainase.
Mamai dyshohet se ka transmetuar informatat e shërbimit inteligjent në lidhje me vendosjen e trupave ukrainase, raporton Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU).
Dokumentet në lidhje me hetimin thanë se ky informacion nuk ishte “i disponueshëm publikisht nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura, ministria e mbrojtjes ose organe të tjera të autorizuara shtetërore”.
Raportet lokale shtuan se më konkretisht Mamai dyshohet se ka zbuluar formimin e një njësie të re ushtarake ukrainase dhe se ka ndarë adresën e selisë së saj.
Sakaq, raportohet se hetimet ndaj tij vazhdojnë, ndërsa kërkimet në ndërtesën e Këshillit Bashkiak të qytetit janë duke u zhvilluar.