Historiani dhe analisti politik rus, Valery Solovev thotë se 2023 do jetë viti i fundit në pushtet i Vladimir Putin.
Sipas Soloviev, plani i Putinit është t’ia dorëzojë pushtetin ministrit të Bujqësisë, Dmitry Patrushev, i cili është djali i këshilltarit të sigurisë së presidentit rus, 71-vjeçarit Nikolai Patrushev.
Me këto të dhëna, vlerësimi i analistit rus është se viti 2023 do të jetë viti i fundit i Putinit në pushtet.
“Nëse (Putini) nuk largohet vullnetarisht, atëherë njerëzit do të veprojnë. Ky është shansi i fundit i Putinit. Nëse ai nuk përfiton nga kjo, atëherë elita jo vetëm që do të largohet, por do të kthehet kundër tij”, përfundoi analisti rus.