MENU
klinika

"Vetëm kur të mos mbetet asnjë..."

Armëpushim me Rusinë për festat e fundvitit? Flet Gjenerali ukrainas

15.12.2022 - 20:57

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se as për festat e fundvitit nuk do të arrihet një marrëveshje armëpushimi.

Lajmin e ka konfirmuar një gjeneral brigade i Ukrainës, Oleksiy Gromov, i cili ka hedhur poshtë mundësinë e një armëpushimi me Rusinë gjatë Vitit të Ri.

Deklarata e tij vjen pasi Kremlini tha se nuk do të ketë armëpushim për Krishtlindje.

Gromov tha: “Do të ketë një armëpushim total vetëm kur të mos mbetet asnjë pushtues në tokën tonë”.

Kujtojmë se Rusia vijon të mbajë të pushtuar rajonet e Donteskut dhe Luhanskut dhe nuk i ka ndalur sulmet me raketa në të gjithë Ukrainën, ku po synon kryesisht infrastrukturën energjitike të vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjenerali i njohur tregon qëllimin e Rusisë

A do të ndikonte lufta në raportin Kosovë-Serbi

Presion ushtarak e diplomatik ndaj Vladimir Putinin

A do të izolohet Rusia?