MENU
klinika

Analiza

Armëpushim?! Putin ka të tjera plane në 2023

17.12.2022 - 13:06

Armëpushimi midis Ukrainës dhe Rusisë nuk do të duket në horizont dhe për një kohë të gjatë. Madje sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës do të përshkallëzohet akoma më shumë pas vitit të ri. Ministri i Mbrojtjes Rus Oleksii Reznokov në një intervistë për prestigjiozen The Guardian ka deklaruar se presidenti i federatë ruse Vladimir Putin po përgatit një ofensivë të madhe për fillimin e vitit të ri. Por për shumë burime ushtarake bëjnë më dije se këto sulme do të nisen para shkurtit dukë lënë të kuptojnë se muaji janar do të jetë një muaj i vështirë për ofensivën e Ukrainës. Pa një sërë humbjesh në terren të Rusisë kohët e fundit, 300,000 trupa tashmë janë mobilizuar për të përforcuar trupat e Moskës të cilët kanë filluar një stërvitje të fortë. Duke pasur parasysh se ata kanë vetëm tre muaj për t’u stërvitur do të thotë se ata pas festave do të jenë gati për sulm.

Stoltenberg thirrje aleatëve të NATO-s

Siç duket plani i Rusisë ka rënë në vesh të NATO-s pasi kjo e fundit nëpërmjet kreut të saj u bëri thirrje vendeve perëndimore për dërgim armësh në territorin e Ukrainës. Putin “po planifikon një luftë të gjatë” dhe Perëndimi duhet të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë derisa Rusia “nuk mund të ketë më shanse për fitore në fushën e betejës”, tha kreu i NATO-s. Njoftimi i tij vjen pasi Putini i dërgoi një mesazh bërthamor Perëndimit për të tretën ditë radhazi me vendosjen e re të raketës strategjike Yars, teksa Rusia lëshoi ??dje raketa të tjera në një seri sulmesh kundër Ukrainës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se nuk kishte asnjë shenjë se Putini kishte “hequr dorë nga qëllimi i tij i për të kontrolluar Ukrainën”, ndërsa shtoi se Rusia nuk duhet të nënvlerësohet pasi po planifikon një luftë të gjatë”.“Duhet të kuptojmë se presidenti Putin është gati të jetë në këtë luftë për një kohë të gjatë dhe të nisë ofensiva të reja ka paralajmëruara ai” tha ai. Aleatët e NATO-s, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë dërguar miliarda dollarë armatime në Ukrainë, të cilat e kanë ndihmuar atë të kthejë situatën në konflikt.

Sulme ajrore nga territori bjellorus

Një avion Ilyushin-76 A50U dhe MiG-31K u panë në “qiellin e Bjellorusisë” gjatë sulmeve ajrore dje në Ukrainë, thanë Forcat e Armatosura të Ukrainës. MiG-31K është i aftë të mbajë një raketë “Kinzal”. Raketa është hipersonike dhe për këtë arsye është e vështirë për t’u kapur. Megjithatë, deklarata është e paqartë nëse Kinzal është përdorur në sulme.Forcat e Armatosura të Ukrainës pretendojnë se sulmet në përgjithësi ishin “të veçanta” duke pasur parasysh se raketat nuk u gjuajtën vetëm nga Deti Kaspik, por “gjithashtu nga rajoni i Saratovit, ku bazohen bombarduesit strategjikë. Bilanci i kësaj luftë ka qenë mjaft i lartë, 449 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 859 janë lënduar me ashpërsi dhe tortura të ndryshme që nga fillimi i luftës. Kujtojmë se vetë mëngjesin e së djeshmes tetëpersona vdiqën dhe 23 u plagosën pas bombardimeve të Ukrainës në vendbanimet Stakhanov dhe Lantrativka, në rajonin e Luhansk. Për shkak të sulmeve të djeshme nga forcat ukrainase, u dëmtuan 72 ndërtesa banimi, tre kopshte, një shkollë, një kishë dhe disa ndërtesa administrative dhe tregtare.

“Rusia synon të na ktheje në skllevër”

Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës ka reaguar pas sulmit të Rusisëduke thënë se Rusia planifikon të kthejë popullin ukrainas në skllave, por është e humbur.“Rusia po përdor sulme masive me raketa në territorin e Ukrainës, sepse shpreson të kthejë valën e luftës në favor të saj. Me çdo goditje raketore pasuese, Kremlini shpreson të na zhysë në errësirë totale. Moska shpreson të thyejë ukrainasit, duke e kthyer kombin tonë në të njëjtin skllav të sistemit si rusët”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes HannaMalyar .Ajo theksoi se të gjitha përpjekjet e Federatës Ruse janë të kota pasi ukrainasit i dëshmojnë të gjithë botës se liria dhe vullneti janë pjesë e ADN-së së Ukrainës dhe sipas saj, kjo është arsyeja pse Rusia e humbi luftën në momentin që e filloi atë.