MENU
klinika

“Protesta e 6 dhjetorit do jetë madhështore”

Berisha: Liderët europianë e dinë se nga vota buron e drejta. Bulevardin nuk e lëshojmë

01.12.2022 - 14:13

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se protesta e 6 dhjetorit do jetë madhështore dhe se nuk do e lëshojnë bulevardin.

Ai theksoi se liderët europianë që do të jenë në Tiranë më 6 dhjetor për samitin BE-Ballkani Perëndimor, e dinë se nga vota buron e drejta.

“Protesta e 6 dhjetorit do jetë madhështore. Liderët europiane nuk janë si Edi Rama, por të zgjedhur me votën e qytetarëve të tyre. Ata e dinë se nga vota e tyre buron e drejta. Gjithçka është në dorën e protestuesve dhe organizatorëve. Ata do vendosin. Ne bulevardin nuk e lëshojmë”, deklaroi Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Berisha: Do të jetë protesta më e jashtëzakonshme...

A do tërhiqet nga tubimi i 6 dhjetorit pas refuzimit të lejes nga policia?