MENU
klinika

"Marrëveshja më së largu në mars"

Bisedimet Kosovë-Serbi, Lajçak: Ka mos-besim si kurrë më parë

30.12.2022 - 10:45

I dërguari i BE për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se heqja e barrikadave e ka zgjidhur problemin, por tensionet mbesin ende të larta. Ai gjithashtu ka thënë se marsi është afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Sipas Lajçak, këtë herë niveli i mos-besimit për arritjen e një marrëveshje është më i lartë se kurrë më parë “Besoj që e ka zgjedhur problemin, por tensionet mbesin ende të larta. Niveli i mos-besimit është më i lartë se kurrë më parë”, është shprehur ai.

I dërguari i BE ka kërkuar që të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë tjetër, pas asaj të barrikadave që për 20 ditë qëndruan në disa prej rrugëve të Kosovës.

“Ajo që është e rëndësishme tani, është që të mos lejohet rrëshqitja prapa në një tjetër krizë, dhe është e rëndësishme për liderët në Kosovë dhe Serbi që të nisin ta krijojnë një atmosferë të përshtatshme për diskutime produktive për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë diplomati evropian.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mustafa: Rolin e Hotit nuk mund ta marrë askush

“Pa SHBA-në s’ka marrëveshje finale me Serbinë!”