MENU
klinika

E prisnit këtë përgjigje të artistes?

Dashuria e parë e Selena Gomez nuk qenka Justin Bieber!

10.12.2022 - 11:40

Justin, Justin, por dashuria e parë e Selena Gomez nuk qenka këngëtari i njohur. E ftuar në “The Tonight Show With Jimmy Fallon”, artistja rrëfeu se kush ishte dashuria e jetës së saj dhe me kë pati puthjen e parë.

Më pas ajo foli për këtë marrëdhënie edhe në dokumentarin e saj “My Mind & Me”.

Selena tha se dashuria e jetës së saj nuk quhet Justin Bieber, por Cole Sprouse. Ajo foli për shtëpinë e saj të fëmijërisë dhe i tha Fallon se kishte qenë e fiksuar pas Sprouse kur ishte më e re. Në dokumentar, Selena madje viziton shtëpinë ku ka jetuar e vogël, ku tregon një mur ku ka shkruar emrin e Cole.

Prisni akoma! Selena zbuloi gjithashtu se puthja e saj e parë ishte me Sprouse, por jo me Cole, por me vëllain binjak të Cole, Dylan.

Kjo nuk është hera e parë që ajo flet për Cole, pasi në vitin 2019 ajo ndau në Instagramin e saj se ishte e dashuruar me një djalë të quajtur Juan dhe Cole.

A u ndje e zhgënjyer duke puthur vëllain dhe jo Cole?

Selena sqaron: “Nuk mund ta them këtë. Nuk ishte ashtu. Mendoj se u ndjeva shumë më mirë që nuk ishte ai, sepse mendoj se ndoshta do të kisha qenë një idiote. Ai ishte dashuria e jetës sime!” përfundoi ajo.