MENU
klinika

Për tifozët nuk mjafton

FIFA justifikon golin e Japonisë, nxjerr pamjet

02.12.2022 - 20:25

Goli i dytë i pësuar nga Spanja ndaj Japonisë ka ngjallur polemika në orët e fundit. Pamjet tregojnë se topi e ka kaluar plotësisht vijën fundore, diçka që i ka habitur shikuesit dhe nxiti reagimin e tifozëve të Spanjës dhe jo vetëm, pasi humbja e “La Rojas” eliminoi Gjermaninë.

Nisur nga orteku i kritikave, FIFA ka publikuar pasditen e sotme pamjet që janë shqyrtuar në sallën e sistemit VAR, për të vendosur që goli ishte i rregullt. Në pamjet e servirura nga FIFA, shihet se një pjesë e topit mbetet brenda fushës dhe, për rrjedhojë, goli është i ligjshëm.

Kamerat e tjera mund të ofrojnë imazhe mashtruese, por sipas dëshmive të disponueshme, topi nuk ishte jashtë lojës. Përveç kësaj, për të përfunduar sqarimin e shpjegimit, qeveria e futbollit botëror ka bërë një rikrijim të  rastit, me disa pamje nga afër dhe një imazh nga lart, ku dallohet që jo i gjithë topi ka dalë jashtë vijës bazë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Japonia, "hirushja" e Kupës së Botës 2022

Sa shumë surpriza në Botërorin e Katarit!