Ditën e djeshme u mbajtën votimet në “Primaret” e PD-së në pesë prej bashkive të vendit, në të cilat gara kishte shkuar në balotazh.
Po mbrëmjen e djeshme është realizuar edhe numërimi i votave dhe kanë dalë emrat fitues, të cilët do të jenë kandidatët e PD-së në këto bashki, ku do të garojnë përballë përfaqësuesve socialistë në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë anëtari i Komisionit të Organizimit dhe Operacioneve Elektorale, Keltis Kruja, ka treguar edhe emrat fitues dhe pjesëmarrjen në votime.
Deklarata e plotë:
DEKLARATË E ANËTARIT TË KOMISIONIT TË ORGANIZIMIT DHE OPERACIONEVE ELEKTORALE, KELTIS KRUJA
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se përfundoi procesi i balotazhit për primaret në 5 bashki.
Rezualtatet dhe fituesit e garës janë si më poshtë:
Mirditë: 880 votues, fitues është Albert Mëlyshi me 60% e votave;
Dibër: 1137 votues, fitues është Ismail Uka me vetëm 1 votë më shumë;
Mat: 676 votues, fitues është Skënder Gjuci me 70.71%të votave;
Librazhd: 659 votues, fitues është Shefki Cota me 63.3% e votave;
Fier: 964 votues, fitues është Evdar Kodheli me 61.1% të numrit të votave;
TOTAL (5 degët): 4316 votues
Interesi dhe pjesëmarrja në balotazh ka qenë më e lartë se në raundin e parë të primareve. Për këto 5 degë
numri i votuesve ka qenë 248 votues më shumë se në garën e zhvilluar në raundin e parë, në datën 4 dhjetor 2022.
KOKOE falenderon çdo anëtar e simpatizant të degëve të mësipërme që edhe në kushte të rënduara atmosferike, besuan në procesin e Primareve e votuan në mënyrë masive në dy raunde.
Partia Demokratike falenderon të gjithë anëtarët, simpatizantët, drejtuesit e degëve, komisionerët, të gjithë ata që u angazhuan në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe të sukseshëm për Partinë Demokratike.
Ne kemi vendosur kështu, për herë të parë në politikën shqiptare, standardin më të lartë të demokracisë, atë që anëtarët dhe simpatizantët vendosin per përfaqesuesin e tyre.