MENU
klinika

"Mbani vetëm konferenca e fjalime para FSK-së"

Hoti-qeverisë së Kosovës: Nuk jeni për asgjë!

28.12.2022 - 19:21

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar veprimet e qeverisë, lidhur me menaxhimin e situates në very të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti është shprehur se qeveria nuk është në gjendje të largojë barrikadat e vendosura në very, por vetëm të mbajë konferenca.

Ai shton se qeveria Kurti nuk është për asgjë, veçse të shajë.

“Barrikadat i largojnë të huajt. Ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së” ka shkruar Hoti në Facebook.

“Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit. Ju nuk jeni për asgjë. Ju nuk dini të mbani shtet. Ju dini vetëm të shani”, ka shkruar Hoti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"FSK është e gatshme dhe e përgatitur"

Vjosa Osmani si Zelensky, shfaqet me uniformë ushtarake