MENU
klinika

Analiza

Kina ka një tjetër rivale të fortë, veç Amerikës!

19.12.2022 - 16:05

Japonia njoftoi një ndryshim historik në politikën e sigurisë, me plane për mobilizim masiv dhe një dyfishim të buxhetit të saj ushtarak për shkak të kërcënimeve në rritje të Kinës dhe Koresë së Veriut në rajon.

Kryeministri Fumi Kishida ka publikuar dokumentin qeveritar strategjinë e rishikuar tësigurisë, e cila është një shenjë e qartëqë doktrina e sigurisë në paqësorështë në luhatje. Në pesë vitet e ardhshme buxheti mbrojtjes do të dyfishohet që do ta pozicionoje Japoninë në vendin e tretë pas SHBA-së dhe  Kinës.

Sipas planit Tokio do të blejë raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi që janë të afta të shkatërrojnë armikun nëse ka një sulm. Ajo gjithashtu do të rrisë aftësitë e tij të luftës kibernetike.

Në fillim të kësaj jave, Pekini i kërkoi Tokios ta shikonte marrëdhënien e tyre si një partneritet bashkëpunues.

Kryeministri i Japonisë në Fumio Kishida u shpreh se ky sistem do të përfshi vlerën prej 314 miliardë dollarë. “Fatkeqësisht, në afërsi të vendit tonë ka vende të tjera që po kryejnë aktivitete si forcimi i kapaciteteve bërthamore, armatim i shpejtë ushtarak dhe përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në me forcë.

Dhe ne për të forcuar mbrojtjen tonë do të zbatojmë  programin e ri të mbrojtjes i cili do të kapë vlerën prej 314 miliardë dollarë” tha ai. Prania ushtarake e Kinës në rajon përfaqëson “sfidën më të madhe strategjike” të të gjitha kohërave. Japonia ka frikë se një ditë Kina mund të sulmojë Tajvanin, ashtu siç Rusia sulmoi Ukrainën.

Një tjetër temë që e shqetëson Tokion zyrtare është prania e anijeve kineze pranë arkipelagut Senkaku në Detin e Kinës Lindore.

Në Japoni përveç Kinës edhe Koreja e Veriut përmban rrezikshmëri  pasi aftësitë raketore të Koresë së Veriut janë shqetësim më vete për Japoninë.

Vetëm tre muajt  e fundit janë lëshuar nga ky i funditmë shumë se 50 raketa ku njëra prej tyre ka qenë raketë balistike.

Japonia është gjithashtu e shqetësuar edhe ndaj pushtimit të forcave ruse nëUkraine.

Këtë luftë Japonia e përshkruan si shkelje serioze të ligjeve që ndalojnë përdorimin e forcës dhe theksojnë se kjo luftën ka tronditur  themelet e rendit ndërkombëtar.Japonia gjithmonë ka theksuar se në fakt ajo nuk dëshiron të bëhet një fuqi ushtarake, pordëshiron t’i përmbahet një politike asaj të vetëmbrojtjes. Kujtojmë se para pak ditësh Tokio njoftoi  një plan për t’u rikthyer nëenergjinë bërthamore e cila u la në mëshirë të fatit pas katastrofës bërthamore në Fukishima në 2011.

PACIFIC OCEAN (Feb. 22, 2013) An MH-60R Seahawk assigned to Helicopter Maritime Strike Squadron (HSM) 73 flies in front of the littoral combat ship USS Freedom (LCS 1). This is the first fleet MH-60R to operate with a Right Hand Extended Pylon (RHEP) and a full compliment of eight AGM-114 Hellfire Captive Air Training Missiles as it joins Freedom for sea trials off the coast of Southern California. Freedom, the lead ship of the Freedom variant of LCS, is expected to deploy to Southeast Asia this spring. (U.S. Navy photo by Mass Communication Specialist 1st Class James R. Evans/Released) 130222-N-DR144-323
Join the conversation
http://www.facebook.com/USNavy
http://www.twitter.com/USNavy
http://navylive.dodlive.mil

Ky hap vjen si shkak i rritjes së çmimeve të energjisë. Sondazhet e fundit të bëra në Japoni kanë treguar se dhe populli japonez mbështet  një formë të zgjerimit të mëtejshëm ushtarak. Kujtojmë se për shekuj me radhë, Japonia dhe Kina luftuan për hegjemoninë në Lindjen e Largët dhe shpesh kërcënuan njëra-tjetrën me shkatërrim. Por për Japoninë  akoma Kina është një kërcënim fqinj, ekzistencial. Ndërkohë që aftësitë e Kinës  u bënë më të frikshme dhe provokimet e saj ushtarake  u bënë më të shpeshta në ngushticën e Tajvanit, shqetësimet e Tajvanit  u bënë më të mprehta. Nëse Tajvani bie, ishujt në skajin ekstrem jugperëndimor të arkipelagut japonez mund të bëhen të pambrojtur.

Kina mund të ngushtojë rrugët jetike tregtare të Japonisë dhe të rrisë presionin mbi ishujt e diskutueshëm Senkaku. Në thelb, një kuvertë krejt e re me letra do të hapej papritmas për kinezët kundër rivalit të tyre historik.

Prandaj, kjo është arsyeja pse autoritetet në Tokio deklarojnë se Japonia nuk do të qëndrojë në këmbë nëse Tajvani sulmohet. Japonia po forcon me shpejtësi aftësitë e saj ushtarake, që përfaqëson një precedent pas vitit 1945 dhe politikës së imponuar të pacifizmit. Aktualisht, 1 për qind e buxhetit total është ndarë për ushtrinë japoneze dhe me shpenzime të tilla, Japonia është fuqia e nëntë ushtarake.

Nëse buxheti i mbrojtjes rritet në 2 për qind, japonezët do të bëhen fuqia e tretë ushtarake në botë për sa i përket shpenzimeve të mbrojtjes.