MENU
klinika

Vrasja e gruas shtatzënë

Krimi në Kosovë/ Avokati: Vrasësin e pret burg i përjetshëm

02.12.2022 - 11:28

Vrasja e gruas shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj në Kosovë, ishte një ngjarje tragjike, e cila solli dhe reagimin qytetarëve që u ngritën në protestë kundër policisë dhe qeverisë së Kosovës.

Avokati Saimir Vishaj ka deklaruar se Sokol Halili autori i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë, nuk do të mund t’i shpëtoj burgut.

Vishaj ka shtuar se Halili nuk do të mund të fshihet për shumë gjatë, dhe për krimin që ka kryer e pret burgimi i përjetshëm.

“Nuk ka rëndësi, ai mund të fshihet për 1 ditë, 1 muaj, 2 muaj, por çelësat e burgut e presin dhe ka një dënim shumë të ashpër deri në burgim të përjetshëm,” – u shpreh.

Saimir Vishaj në “Good Morning Albanians” në “Euronews Albania” ka pohuar se ngjarje të tilla të hidhura ndodhin shpesh edhe në Kosovë, por edhe në Shqipëri, por ajo çfarë është e pafalshme është se pasi gjykata lëshon urdhrin e mbrojtjes, viktima është e detyruar që të çojë vetë urdhrin e mbrojtjes në polici.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e maternitetit

Policia në banesën e 35-vjeçares, familjarët në gjendje shoku

35-vjeçarja shtatzënë u vra nga ish-burri

Vrasja e dyfishtë/ Kosova sot në protestë

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë në QKUK

Sokol Halili rrezikon burgim të përjetshëm


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi