MENU
klinika

Zbulohet data

Kur do të hyjë në përdorim karikuesi universal

15.12.2022 - 12:59

Bashkimi Evropian u ka dhënë prodhuesve të telefonave afat deri në 28 dhjetor 2024 për të miratuar ligjin për përdorimin e një karikuesi universal.

BBC raporton se BE-ja ra dakord më parë se pajisjet e reja elektronike të Apple do të duhet të përdorin një karikues të përbashkët (USB Type-C) deri në vjeshtën e vitit 2024.

Tani ligji ka hyrë në Fletoren Zyrtare të BE-së dhe bashkë me të është caktuar një datë e saktë.

Kompanitë si Apple, iPhone-ët e të cilëve përdorin karikues të prodhuar nga vet kompania, nuk do të shesin pajisje të reja në BE pas dates së caktuar nëse nuk përdorin karikuesin e përbashkët.

Greg Joswiak, zëvëndes drejtori i marketingut i Apple në mbarë botën, deklaroi për Wall Street Journal se kompania më e madhe e celularëve do të pajtohej “plotësisht” me ligjin.