MENU
klinika

Asgjë nuk e ndalon!

Loredana mban foton e Mozzik në murin e shtëpisë së saj!

07.12.2022 - 12:18

Çifti, Mozzik (Gramoz Aliu) dhe Loredana Zefit, ka qenë ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar.

Me shumë ndarje, drama dhe ribashkime, ish-çifti kanë qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes me deklaratat dhe veprimet e tyre.

Mirëpo këtë herë ka qenë një foto ajo që ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjet.

Loredana ka publikuar në instastory-n e saj disa imazhe të vajzës së saj Hana para pemës në shtëpinë e tyre.

Në një cep të murit duket në kornizë fotoja e saj së bashku me Mozzik.

Mesa duket çfarëdo të ndodhë ajo kornizë e ka vendin aty.

Kujtojmë që ish-çifti i njohur i showbiz-it zbuluan se kishin lidhur kurorë ditën e ardhjes në jetë të vajzës së tyre Hana, ku siç dukej ata nuk kanë dashur një dasmë të madhe e të bujshme, ashtu sikurse shpesh i bëjnë figurat publike. Pas kësaj ata u ndanë për t’u ribashkuar përsëri, dhe për të rrëfyer historinë e tyre të dashurisë përmes këngës.

Por çifti i dha përfundimisht fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj.

Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar edhe se nuk ka asnjë kontakt me të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Njerëz që nuk gëzohen për triumfet e tua...'

E quajti “gënjeshtare”, Loredana i kthehet Mozzik