Bora Zemanin dhe Luana Vjollcën, përpos profesionit i bashkon edhe një miqësi e dikurshme.
Miqësia e moderatoreve ka nisur pikërisht në televizion, kur Bora pasoi Luanën në rolin e velinës në “Fiks Fare” asokohe.
Më pas Vjollca mori një hov duke prezantuar motin në “Top Channel”, pas të cilit iu besuan një sërë emisionesh duke e ngritur në stadin e moderatores që është sot.
Ndërsa Borës iu desh të kalonte në një sërë televizionesh dhe emisionesh për të arritur këtu ku është sot.
Mirëpo gjithë këto vite dhe këto ndodhi kanë zbehur edhe miqësinë e vajzave. Dikur mike, sot Luana dhe Bora thumbojnë njëra-tjetrën në rrjetet sociale.
Mirëpo, shumë prej jush mund t’ju ketë shpëtur një detaj në lidhje me Luanën dhe Borën në puntatën e fundit të “Zemër Luana”.
Në radhët e të ftuarve mbrëmë ishte Semi Jaupaj e cila është shoqe e ngushtë në Bora Zemanin. Në një nga lojërat, këngëtarja duhej të zbulonte një sekret të mikes së saj të ngushtë.
E teksa u përmend emri i Borës, i gjithë publiku shpërtheu në duartrokitje. Më shumë nga ata duartrokiti Luana e cila ishte ulur në vendin e Olsi Bylykut.
Kujtojmë që gjatë natës premierë të “Dancing With The Stars” të cilin e moderon Bora, Luana nuk e kurseu një thumb për ish-miken e saj.
Veshja dhe koreografia e kërcimit hapës të moderatores u përfol si i njejtë me performancën e moderatores Luana Vjollca disa kohë më parë në “Shiko Kush Luan.”
Në komentet e shumëta nuk mungoi edhe një reagim nga Luana, e cila ripostoi një postim të një fanpage të saj ku krahas një imazhi nga ai kërcim shkruhej:
“Po e lë këtu meqë mund t’iu duket e parë. Luana, askush nuk e bën si ti dhe ky është fakt i madh.”