MENU
klinika

Ja disa prej tyre

Ngjarjet shkencore që duhen ndjekur në 2023

20.12.2022 - 12:03

Vaksinat e gjeneratës së ardhshme
Pas vendosjes së suksesshme të vaksinave mRNA gjatë pandemisë COVID-19, një mori prej tyre janë në zhvillim e sipër. BioNTech në Mainz, Gjermani, pritet të nisë provat e para në njerëz për vaksinat mRNA kundër malaries, tuberkulozit dhe herpesit gjenital në javët e ardhshme.

Vëzhgimi i avancuar i yjeve
Imazhet e para nga teleskopi hapësinor James Webb (JWST) e lanë botën në habi. Disa nga gjetjet e JWST mbi univers u publikuan këtë vit dhe astronomët do të vazhdojnë të ndajnë rezultatet dhe zbulimet e teleskopit mbi evolucionin e galaktikave në 2023. Teleskopi hapësinor Euclid, në zhvillim e sipër nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA), synon të rrotullojë diellin për 6 vjet dhe të shkrep foto për të krijuar një hartë 3D të universit.

Lista e vëzhgimit të patogjenit
Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të publikojë një listë të rishikuar të patogjenëve prioritarë. Rreth 300 shkencëtarë do të shqyrtojnë provat për më shumë se 25 familje virale dhe bakteriale për të identifikuar patogjenët që mund të shkaktojnë shpërthime të ardhshme.

Misionet në Hënë
Ashtu si kapsula Orion pa ekuipazh i NASA-s u ul në Tokë më 11 dhjetor , tre misione të tjera u nisën drejt Hënës. Vitin e ardhshëm do të shohim gjithashtu udhëtimin e parë civil në Hënë, me 11 persona që do të nisin një fluturim privat 6-ditor në hapësirë në bordin e raketës SpaceX Starship.

Terapia CRISPR
Viti i ardhshëm mund të lajmërojë miratimin e parë të një terapie të modifikimit të gjeneve CRISPR, pas rezultateve premtuese nga provat klinike që përdorën sistemin CRISPR-Cas9 për të trajtuar beta talaseminë dhe sëmundjen e qelizave drapër, dy çrregullime gjenetike të gjakut. Trajtimi exagamglogene autotemcel (exa-cel) po zhvillohet nga kompanitë e Massachusetts Vertex Pharmaceuticals në Boston dhe CRISPR Therapeutics në Kembrixh. Ai funksionon duke mbledhur qelizat staminale të një personi dhe duke përdorur teknologjinë CRISPR–Cas9 për të modifikuar gjenin e gabuar , përpara se t’i injektojë qelizat përsëri te personi.

Ilaçet e Alzheimerit
Në fillim të janarit, rregullatorët amerikanë do të njoftojnë nëse një ilaç që ngadalëson shkallën e rënies njohëse mund të bëhet i disponueshëm për njerëzit me sëmundjen Alzheimer. I zhvilluar nga kompania farmaceutike Eisai dhe firma bioteknologjike Biogen, lecanemab është një antitrup monoklonal që pastron proteinën amiloide-β që grumbullohet në tru.

Ruajtja e karburantit të shpenzuar
Objekti i parë në botë i magazinimit të mbetjeve bërthamore do të fillojë të funksionojë vitin e ardhshëm në Olkiluoto, një ishull në brigjet jugperëndimore të Finlandës. Qeveria finlandeze miratoi ndërtimin e depove të thella nëntokësore në 2015, për të asgjësuar në mënyrë të sigurt karburantin bërthamor të shpenzuar. Deri në 6,500 ton uranium radioaktiv do të paketohen në bombola bakri, të cilat do të mbulohen me argjilë dhe do të varrosen brenda tuneleve me gurë graniti 400 metra nën tokë. Materiali bërthamor do të mbetet i mbyllur atje për disa qindra mijëra vjet, kohë në të cilën nivelet e rrezatimit do të jenë të padëmshme. The science

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sot kanë një arsye të fortë për tu larguar

1.4 miliardë përdorues ‘tradhtohen’ nga iPhone!

Nga Jahja Kokaj

Evolucioni apo krijimi?

“Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve”

101 arsye pse duhet ta shihni këtë shfaqje!