MENU
klinika

Ja si i riktheu Polonia emigrantët në atdhe

Ngjela: Rama të rrisë rrogat, ndryshe…!

26.12.2022 - 18:29

Rritja e rrogave do t’i kthejë emigrantët shqiptarë në atdhe thotë avokat Spartak Ngjela. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga, zoti Ngjela thotë se rroga minimale duhet të jetë minimalisht 50 mijë lekë. Zoti Ngjela thotë se është një urgjencë rritja e rrogave, përndryshe të gjithë do të ikin. Ndërsa po u rritën rrogat shton Ngjela, do të kthehen të gjithë.

“Rroga minimale është 300 mijë lekë dhe kryeministri nuk bën lëshim. Rrogat duhet të jenë 500 mijë lekë të vjetra minimumi. Rroga minimale e administratës duhet të jetë jo më pak se 1 milionë lekë. Ndryshe do të ikin të gjithë.

Adam Smith thotë puna është mall, dhe mallin unë e shes ku dua unë.

E zëmë se fondi i pagave është 10 miliardë euro. Unë thashë që fondi duhet të shkojë në 20 miliardë euro. Shteti ka rezerva, ia del ta bëjë këtë rritje. Të gjitha këto para do të rrisin konsumin. Rritja e konsumit, na pasuron të gjithëve. Por fondin kryesor e ka shteti me pagat. Kjo quhet pompimi i parasë në treg.

Po ju tregoj rastin e Polonisë. Ikën gati 5 milionë polakë nëpër Evropë sepse rrogat ishin 300 dollarë maksimalja. Kur erdhën reformatorët, i rritën menjëherë rrogat 500 dhe 1000 dollarë.

Po të ndodhë kështu edhe në Shqipëri, edhe emigrantët tanë do të kthehen. Vërtet shqiptarët punojnë jashtë se marrin rroga më të larta, por edhe shpenzimet i kanë gjithashtu më të larta.

Të gjithëve ju intereson të punojnë e qëndrojnë në shtëpinë e tyre, por çmimi i punës i mban larg nga Shqipëria. Rama duhet të ndërhyjë urgjentisht. Nuk ka më kohë!”, u shpreh Ngjela.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spartak Ngjela zbulon çdo të ndodhë së shpejti në PS

“Rama pati presion nga SHBA për hapjen 100% të listave”

"Mos hani bar”/ Spartak Ngjela ‘shkoqit’ deklaratën e Yuri Kim

“Berisha do ekstradohet në SHBA, rrezikon edhe Basha po nuk e shkëputi nga partia”


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin