MENU
klinika

Meqë po gatuani për në darkë...

Një listë ushqimesh që duhen patjetër për fat të mirë

31.12.2022 - 11:24

Përveç sallatës ruse, gjelit të pjekur, përsheshit, bakllavasë, (merr frymë), byrekut dhe qofteve, ka disa ushqime që thuhet se duhen konsumuar në vigjilje të ndërrimit të vitit. Pse?! Thuhet se nëse janë pjesë e tryezës atë natë, viti i ri do të shkojë mbarë. Listën e gjeni më poshtë, pastaj ju vendosni!

1. Spinaq

Jeshillëku nuk duhet t’i mungojë tavolinës, aq më tepër për Vit të Ri. Gjethet e spinaqit simbolizojnë paratë, kështu që jepini!

Meqë po gatuani për në darkë: Një listë ushqimesh

2. Fasulet

Njësoj si spinaqi edhe fasulet simbolozojnë paranë. Më specifikisht, monedhat.

Meqë po gatuani për në darkë: Një listë ushqimesh

3. Rrush

Mos harroni 12 kokrrat e rrushit! Nga një për çdo muaj të 2023-it.

Meqë po gatuani për në darkë: Një listë ushqimesh

4. Mish derri

Derrat konsiderohen si ushqim me fat për Vitin e Ri sepse ata lëvizin shpejt kur janë të ushqyer. Përveç kësaj, vetë trupi i tyre simbolizon një kulet të mbushur me para.

Meqë po gatuani për në darkë: Një listë ushqimesh

5. Kek në formë unaze

Embëlsira jonë hit është bakllavaja, por nëse bëni dhe një kek në formë unaze nuk humbisni gjë. Kjo traditë me origjinë greke simbolizon “ciklin perfekt”.

Meqë po gatuani për në darkë: Një listë ushqimesh

6. Peshk

Ushqimi me bazë peshku s’duhet t’i mungojë darkës suaj. Peshku përfaqëson progres.

Meqë po gatuani për në darkë: Një listë ushqimesh

7. Shega

Nëse nuk konsumoni, shpërndani disa kokrra shegë në tryezën tuaj. Ky frut historikisht ka simbolizuar prosperitetin dhe mbarësinë në shtëpi.

Meqë po gatuani për në darkë: Një listë ushqimesh

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndryshojnë elektroshtëpiaket e prizat

Shtrenjtimi i energjisë, përgatiten shqiptarët