MENU
klinika

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dačić

“Nuk e lejojmë anëtarësimin e Kosovës në KE pa luftë!”

01.12.2022 - 18:24

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç ka deklaruar ditën e sotme se Beogradi nuk do ta lejonte anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa luftë, shkruajnë mediat serbe.

“Unë paralajmërova për kompleksitetin e çështjes së anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Evropës dhe përmenda se anëtarësimi nuk do të kalojë pa luftë,”- tha Daçiç në deklaratën e tij të fortë për mediat serbe pas takimit me homologen e tij nga Islanda, vendi që pritet të marrë presidencën e Këshillit të Evropës.
“Çështja e anëtarësimit të Prishtinës shkatërron të gjitha parimet që ne i përmbahemi kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Ukrainës”, shtoi Daçiç
Kuptimi i ekzistencës së një organizate të tillë si OSBE-ja dalëngadalë po humbet, tha sot shefi i diplomacisë, i cili sot ka marrë pjesë në Këshillin e 29-të Ministror të OSBE-së në qytetin polak Lodz.

Daçiç vuri në pikëpyetje qëllimin e forumeve të tilla ndërkombëtare kur në to nuk marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit, duke aluduar në faktin se Polonia ndaloi ardhjen e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov.

“OSBE-ja nuk është e njëjtë pa të gjitha vendet, nga Vankuveri në Vladivostok. Mendoj se ngadalë po e kalojmë kufirin e qëllimit të ekzistencës së një organizate të tillë, ku askush nuk dëgjon askënd dhe ku asnjë vendim nuk është i detyrueshëm. ku në fund të fundit nuk mund të merren vendime, sepse për këtë nevojitet konsensus. Është paralizë e plotë e punës së organizatave ndërkombëtare”, tha Daçiç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN