Departamentet e urgjencës gjithmonë përdorin oksimetrin për të monitoruar nëse një pacient ka nevojë për oksigjen. Por një numër në rritje i kërkimeve sugjeron se këto pajisje, të cilat mbërthehen në majën e gishtit të pacientit për të matur nivelet e oksigjenit në gjak, mund të mos funksionojnë aq mirë te njerëzit me ngjyrë. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po shqyrton hapat e ardhshëm për rregullimin e pajisjeve të oksimetrit, të cilat mund të japin lexime më pak të sakta për njerëzit me ngjyrë.
Një panel i Komitetit Këshillues të Pajisjeve Mjekësore u mblodh në nëntor për të shqyrtuar të dhënat klinike mbi këtë çështje. Oksimetrat funksionojnë duke dërguar dritë përmes gishtit tuaj; një sensor në anën tjetër të pajisjes merr këtë dritë dhe e përdor atë për të zbuluar ngjyrën e gjakut tuaj.
Gjaku i kuq i ndezur është shumë i oksigjenuar, por gjaku blu ose vjollcë është më pak i tillë. Sipas CNN, nëse pajisja nuk është e kalibruar për tone të errëta të lëkurës, melanina, e cila është përgjegjëse për pigmentimin e lëkurës, flokëve dhe syve, mund të ndikojë në mënyrën se si drita absorbohet nga sensori, duke çuar në lexime të gabuara të oksigjenit.
Jemi zyrtarisht në sezonin e ftohjeve dhe viruseve që qarkullojnë kudo, por janë edhe disa sëmundje që mund të merrni për shkak të të ftohtit. I ftohti dobëson trupin, gjë që pengon sistemin tuaj të imunitetit të luftojë kundër sëmundjeve dhe të funksionojë normalisht. Ndryshimet e papritura të temperaturës shkaktojnë stres për trupin dhe ai duhet të “punojë” më shumë për të ruajtur temperaturën e tij konstante. Hulumtimet kanë treguar që kjo rrit shfaqjen e mpiksjes së gjakut gjatë dimrit. Autorët e studimit, nga një spital në Nice, Francë, sugjerojnë se infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes gjatë dimrit mund t’i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj mpiksjes së gjakut, si dhe ngushtimit të enëve të gjakut.