MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse po më vonohet puberteti?

22.12.2022 - 10:57

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kisha dy pyetje për mjekun. Së pari, pse po më vonohet puberteti edhe pse jam 14-vjeçar? Dhe së dyti, doja të dija pse njëra anë e gjoksit është më e ngritur? E kam të lindur këtë problem.

Mjeku: Së pari duhet të dimë se puberteti i vonuar ndahet në dy grupe:

Puberteti i vonuar i vërtetë ka të bëjë me një patologji serioze të gjendrave hormonale si pasojë e mungesës së sekretimit të testosteronit. Është kryesisht e lindur. Me pasoja serioze në zhvillimin e djalit. Do të ketë mungesë të shenjave sekondare seksuale, moszhvillimin e organeve seksuale, si dhe uljen e aktivitetit seksual. Në këto raste mundësia për infertilitet është shumë e madhe. Për fat të mirë këto raste janë të pakta!

Puberteti i vonuar konstitucional ka të bëjë me rastet kur djali në prag puberteti ka vonesa të shenjave sekondare seksuale dhe mund të dallohet nga shokët e moshës.

Por me kalimin e viteve ai arrin shokët me dukjen e tij, rritet në shtat, në organet seksuale dhe nuk ka asnjë problematikë. Në këto raste ka të bëjë trashëgimia apo mënyra e rritjes së tij në prag puberteti: ushqimi i pakët, mosrritja në kolektivitet. Sidoqoftë është një rast që duhet vlerësuar nga mjeku me praninë e pacientit.

Lidhur me pyetjen e dytë, personi nuk është shumë i qartë në artikulimin e problematikës. Megjithatë, për të hequr dyshimet e tij është mirë t’i drejtohet drejtpërdrejt mjekut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja me çfarë mund të jetë e lidhur

A ndjeni shpesh dhimbje kronike?