MENU
klinika

Rusia i kundërpërgjigjet BE

Putin ndalon furnizimet me naftën ruse

27.12.2022 - 18:39

Rusia i është kundërpërgjigjur masave të marra nga BE-ja për të vendosur një çmim tavan për blerjen e naftës nga Moska.

Vladimir Putin ka firmosur një dekret për ndalimin e shitjes së naftës tek të gjitha këto vende apo kompani që aplikojnë çmimin tavan prej 60 dollarësh për fuçi.

Sipas BBC, ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 shkurt dhe do të zgjasë deri më 1 korrik. Dekreti parashikon gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin mund të jepte “leje të posaçme” për të furnizuar vendet që janë nën ndalimin.

Grupi G7 i ekonomive të mëdha parashtroi idenë e një kufiri çmimi në shtator, në mënyrë që të ndalonte Moskën nga përdorimi i të ardhurave nga nafta për të financuar luftën në Ukrainë.

Megjithëse kërkesa perëndimore për naftën ruse ra pas pushtimit, të ardhurat ruse mbetën të larta për shkak të rritjes së çmimeve dhe kërkesës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN