MENU
klinika

“Kërcënimi për një luftë bërthamore po rritet”

Putin: Por ne s’jemi të çmendur, nuk do i përdorim të parët

08.12.2022 - 11:49

Vladimir Putin është shprehur se kërcënimi për një lufte bërthamore po rritet, por këmbënguli se Rusia nuk ishte “çmendur” dhe nuk do të përdorte armët bërthamore e para.

Presidenti rus këmbënguli se vendi i tij do të përdorte vetëm armë të shkatërrimit në masë në përgjigje të një sulmi.

Duke folur në takimin vjetor të Këshillit ë të drejtave të njeriut në Rusi, ai tha gjithashtu se “lufta në Ukrainë mund të jetë një proces i gjatë”.

“Një kërcënim i tillë po rritet, do të ishte gabim ta fshihni,” paralajmëroi Putin ndërsa fliste për perspektivën e një lufte bërthamore.

Por ai pohoi se Rusia “në asnjë rrethanë” nuk do të përdorte armët e para dhe nuk do të kërcënonte askënd me arsenalin e saj bërthamor.

“Ne nuk jemi çmendur, ne jemi të vetëdijshëm se çfarë janë armët bërthamore”, tha ai, duke shtuar: “Ne nuk do të vrapojmë nëpër botë duke e tundur këtë armë si biçak.”

Putin gjithashtu u mburr se Rusia kishte armët bërthamore më moderne dhe më të avancuara në botë dhe e krahasoi strategjinë e saj bërthamore me SHBA-në, të cilat ai tha se kishin shkuar më tej se Rusia duke vendosur armët e tyre bërthamore në territore të tjera.

“Ne nuk kemi armë bërthamore, përfshirë ato taktike, në territorin e vendeve të tjera, por amerikanët kanë, në Turqi dhe në një numër vendesh të tjera evropiane”, tha ai.

Putini ka insistuar më parë se doktrina bërthamore e Rusisë lejonte vetëm përdorimin për mbrojtje të armëve bërthamore.