MENU
klinika

Vlerësimi për legjendën e futbollit

“Qytetar Nderi i Vlorës”, Duka uron Kushtën

10.12.2022 - 16:13

Legjenda e futbollit vlonjat dhe e atij shqiptar, Sokol Kushta, është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi i Vlorës” nga këshilli bashkiak i këtij qyteti. Të ftuar në këtë ceremony ishin personalitete të shumta, përfshirë kreun e FSHF-së, Armand Duka.

“Me miq të mirë dhe legjenda të sportit shqiptar në ditën speciale të Sokol Kushtës! Kënaqësi e veçantë të isha sot në ceremoninë e dorëzimit të titullit ‘Qytetar Nderi i Vlorës’ për futbollistin e madh dhe qytetarin model Kol Kushta.

Shoqëria shqiptare i detyrohet shumë figurave të tilla të mëdha, të cilët me klasin e tyre brenda dhe jashtë fushës së lojës, e kanë shkruar me gërma të arta emrin e tyre në historinë e futbollit shqiptar” – shkruan Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin