Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ngjarjet në very të Kosovës. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për Portin e Durrësit, Rama falenderoi kryeministrin Albin Kurti, duke shpjeguar pamundësinë e tij për të qenë i pranishëm.
Kryeministri theksoi se Kosova ka solidaritetin dhe mbështetjen e Shqipërisë për menaxhimin e situatës në veri.
“Dua të falenderoj edhe kryeministrin Kurti dhe kryeministrin kovaçevski që nuk kishin mundësi të ishin këtu. Në rastin e kryeministrit të Kosovës e merrni vetë me mend se pamundësia është për situatën e krijuar së fundi në veriun e Kosovës. Republika e Kosovës ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Shqipërisë. Dua të falenderoj dhe Artanin (Grubi), zv/krymeministrin e Maqedonisë së Veriut dhe Liburnin (Ali) ministrin e Kosovës që na u bashkuan në këtë moment të rëndësishëm për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit”, tha Rama.