MENU
klinika

Nga tekat e VIP-ave te hyrjet e reja

Sara Hoxha zbulon detaje nga “Big Brother VIP”

29.12.2022 - 11:42

Producentja e “Dancing With the Stars” dhe “Big Brother Vip”, Sara Hoxha ka zbuluar së fundmi detaje nga reality-show që filloi para pak ditësh.

Gjatë një interviste në “Goca dhe Gra”, Sara tregoi se jo të gjithë dinë ta menaxhojnë formatin e “Big Brother.”

Jo të gjithë dinë ta menaxhojnë Big Brotherin. Nuk është resort me pesë yje që të shkosh aty të bësh kërkesat, të lyhesh e të marrësh disa like në Instagram. Big Brotherin duhet ta menaxhosh . Ndonjëherë rëndojnë edhe psikologjikisht, pasi je larg fëmijëve. Siç është rasti i Oltës. Kam rastisur  me familjarët e konkurrentëve dhe e shohin kështu se kushedi çfarë do u ndodhë”-tha Sara Hoxha.

Gjithashtu ajo zbuloi disa ndryshime që kanë vendosur këtë vit, duke ndaluar disa gjëra.

Këtë vit nuk lejohen dronët. Nuk lejojmë shumë diskutime politike, fushata, fyeje, ofendime. BBV merr masë ndaj çdo gjëje që i kalon caqet”-tregoi Sara, e cila zbuloi gjithashtu se vitin tjetër do të ketë hyrje të reja.

“Viti i Ri na pret me hyrje të reja”-u shpreh producentja.

Kujtojmë se “Big Brother Vip Albania” nisi të shtunën që lamë pas, ku pjesë e formatit dhe shtëpisë më të vëzhguar, u bënë pjesë plot 15 personazhe të njohur të artit dhe televizionit. Ata do të konkurrojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN