MENU
klinika

Ku do t’i shohim në sezonin e ri televiziv

Projektet që i presin banorët e “Big Brother”

26.05.2024 - 09:40

Mbrëmja e sotme sjell edhe fundin e këtij edicioni të “Big Brother”. Pas më shumë se 120 ditësh, banorët konkurruan për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, duke sjellë për publikun edhe anët e tyre të panjohura.

Plot 36 personazhe ishin pjesë e këtij edicioni, ku ndonëse karaktere të ndryshme, dëshira ishte e njëjtë, famë dhe një hapësirë mediatike në “Top Media”. Dhe duket se shumë prej atyre që morën pjesë nuk do ta kenë këtë mundësi, ama nga ana tjetër, disa të tjerë e kanë fituar tashmë një mundësi të tillë.

Ashtu edhe si vitet e shkuara, edhe këtë vit, disa prej personazheve do t’i shikojmë në ekranin e “Top Medias” në formate të ndryshme, natyrisht krahas atyre që tashmë janë pjesë e kësaj medieje. E teksa “Big Brother” vijonte ende, duket se lançimin e parë e ka bërë Rike Roçi.

Modelja sapo la shtëpinë e “Big Brother”, u shfaq në një reklamë të realizuar nga “Topi”, ku edhe u bë imazh i kafes. Me bikini dhe poza provokuese, modelja duket se e ka fituar tashmë një projekt, ndonëse nuk arriti të prekte finalen. Me gjasa, përgjatë verës, Riken do ta shikojmë në të tjera spote, ku do të vijojë të ngrejë temperaturat. Por teksa projekte të reja nisin, disa të vjetra mbyllen.

E kemi fjalën pikërisht për emisionin e Romeos dhe Donaldit. Për disa sezone “Më lër të flas” ishte padyshim një nga spektaklet më të ndjekura, por duket se rrugëtimi i binjakëve ka mbërritur në fund. Bëhet me dije se ky format nuk do të realizohet më në ekranin e “Top”-it. Por nga ana tjetër, Romeo do të vijojë të jetë prezent, vetëm se këtë herë si aktor.

Ashtu edhe si pak ditë më parë u bë me dije, ai dhe Elvana Gjata janë duke xhiruar edhe formatin gazmor, “Tenxherja Kapakun”. Një format që do ta risjellë Romeon si aktor, duke u shkëputur kështu nga eksperienca e tij si moderator. Nga ana tjetër, Donaldi duket më i përqendruar në projektet e tij të biznesit, duke e quajtur të mbyllur kapitullin me ekranin e madh, të paktën për momentin.

Por natyrisht që ajo që nuk pritej ishte lançimi i Julias me një projekt televiziv. Aktorja, e cila u rikthye nga SHBA për t’u bërë pjesë e “Big Brother”, duket se paska ambicie për t’u shndërruar edhe në një imazh televiziv. Së bashku me Ilnisën, ato po realizojnë një format të ri, ku edhe pritet ta shikojmë së shpejti në ekran. Një gjë të tillë e ka pranuar vetë aktorja, ku dhe zbuloi bashkëpunimin me Ilnisën në këtë projekt të ri. E ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Julia Ilirjani, ish-banorja tregoi disa detaje në karrierën e saj.

“Ne kemi një projekt që do ta shtrijmë më shumë sesa unë dhe Ilnisa. Do të ketë edhe aktorë të tjerë, në kuptimin aktorë të projektit të gjësë. Nuk është film. Ka të bëjë me një lloj spektakli. S’e di a mund të quhet spektakël, mund të quhet ‘show’. S’e di tani t’i vendos një emër, por do të jetë diçka jo në studio, jo në skenë. Duhet ta formulojmë. Por sigurisht në ‘Top Channel’, ku tjetër”, – tha Julia.

Ambicie për një hapësirë mediatike në “Top” ka pasur edhe Roza. Që në nisje të këtij formati, ajo e ka shprehur dëshirën që kur të dalë, të jetë pjesë e televizionit dhe pse jo të ketë mundësinë të bëjë një format të sajin. Tashmë që eksperienca e saj në “Big” ka përfunduar, moderatorja e ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e ekranit.

Kujtojmë që kur ajo u fut në lojë, emisioni i saj kishte përfunduar dhe praktikisht ishte në kërkim të një tjetër ekrani për të vijuar me karrierën e saj. Dhe duket se e ka gjetur. E ftuar në radio, Roza është shprehur se tashmë po diskutohen edhe detajet e fundit për projektet e saj të reja. Ndër pyetjet që bënë ndjekësit e “Top Albania Radio”-s në “Instagram” për Rozën, ishte edhe rikthimi në ekran me sloganin ‘sukisuki’.

Ja si u shpreh ajo. “I shoh gjërat me lupë, mezi pres t’i kthehem ekranit, ky është profesioni im. Për ‘sukisuki’, këto ditët në vazhdim do e ndajmë për detajet…”.

Duket se për Rozën do të jetë një periudhë e ngarkuar vera, ku edhe do të punojë me projekte të reja për të sjellë kështu një rikthim të sajin në ekran. E teksa banorët që kanë dalë, kanë nisur tashmë bisedimet për hapësira të reja mediatike ku kryesisht do të jenë në ekran të dielave, nën logon e “E Diellë”, interes ka edhe për finalistët që janë brenda.

Jul Deda dhe Egla Ceno kanë qenë vite më parë pjesë e “Top”-it, ku kanë provuar veten si aktor në “Portokalli”. Duket se tashmë, të dy aktorët e kanë shprehur dëshirën për t’u rikthyer në formatin e humorit, sidomos pas largimit të Altin Bashës, njeriut që edhe i pushoi nga puna. Natyrisht që nëse ata do të rikthehen në skenë si aktorë, do të duhet të presim sezonin e ri në tetor, duke qenë se tashmë sezoni televiziv po shkon drejt mbylljes.

Ndërkaq, një interes ka për të parë në ekran edhe Heidin, e cila për vendin tonë është një emër i panjohur. Vajza që erdhi nga Itali, fitoi shpejt zemrën e publikut shqiptar, sidomos pas lidhjes me Romeon. Megjithatë, vetë Heidi nuk ka shprehur interes për të qenë pjesë e ekranit kur eksperienca e saj në “Big Brother” të përfundojë. Banorja është shprehur se do të kthehet në Itali, ku edhe e presim projekte të ndryshme në punën e saj.

Megjithatë, ftesat për Heidin do të jenë të shumta përgjatë verës, ku ajo do të jetë pjesë e emisioneve të ndryshme, ku edhe do të flasë për eksperiencën e përjetuar në 4 muaj në Shqipëri. Ndoshta shtatori do të ketë surpriza edhe për të, pasi të shohë famën që ka fituar edhe në vendin tonë.

“Kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës sime”

Bujar Qamili rrëfen betejën për jetën: Kur isha në koma…

Duket më e re dhe më e bukur se kurrë!

Cili është sekreti i pamjes rinore të Demi Moore?

Kërcimi gjatë paradës “rrëmben” vëmendjen

Princi Louis bëhet përsëri viral

FOTOLAJM/ Nga Noizy deri te Arbana Osmani

VIP-at që mbështetën Kombëtaren në stadiumin e Dortmund