MENU
klinika

Arrestohet autori

Sherr me thika në Gramsh, plagoset një 37-vjeçar

15.12.2022 - 11:18

Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Gramsh.

Sipas informacioneve paraprake ka mbetur i plagosur shtetasi Andi Dragoti.

Mësohet se 37-vjeçari është qëlluar me thikë pas një sherri banal. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Feta Bezati, 26 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE
Goditi me thikë 36-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori.

 

 

Më datë 15.12.2022, në Gramsh, në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi F. B., 28 vjeç, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Gramsh, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për kapjen e autorit. Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Grmash kanë shoqëruar në Komisariat dhe kanë arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin F. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan