MENU
klinika

Analiza

Si Erdogani e ka hipnotizuar Perëndimin

20.12.2022 - 09:30

Nga Constantinos Filis

Prej muajsh, negociatat mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara janë duke u zhvilluar në një atmosferë mosbesimi të ndërsjellë, por edhe mirëkuptimi reciprok se një shkëputje në marrëdhëniet e tyre nuk është në interesin e asnjërës palë.

Fakti që Turqia po hyn në një vit zgjedhor, vështirësitë me të cilat përballet presidenti Recep Tayyip Erdogan kryesisht për shkak të gjendjes ekonomike dhe nevoja e tij për të fituar zgjedhjet me çdo kusht krijojnë probleme dhe kufizime në konsultimet e tyre.

Problemet ekzistojnë sepse Ankaraja është e inatosur për veprimet e Uashingtonit, të cilat i konsideron se janë dukshëm kundër interesave të Turqisë. Kjo intensifikohet nga besimi se amerikanët nuk e pëlqejnë Erdoganin – që rrjedhimisht përpjekja e supozuar për ta “hequr qafe atë” me grushtin e dështuar në vitin 2016 – dhe se SHBA vazhdon ta pengojë atë duke mbështetur kurdët sirianë dhe një ndryshim të politikës në raport me Greqinë.

Në narrativën e Erdoganit, SHBA-të zakonisht demonizohen dhe akuzohen për përpjekje për të destabilizuar regjimin në mënyrë që të ketë mbështetës kryesisht nacionalistë dhe të justifikojë shkeljen e normave perëndimore.

Për më tepër, Erdogan nuk dëshiron të mbetet rob i vendimeve dhe zgjedhjeve të palëve të treta dhe për shkak të luftës në Ukrainë ai po përpiqet të fitojë liri, madje edhe për veprimet agresive si ato kundër kurdëve sirianë.

Turkey’s Prime Minister Tayyip Erdogan addresses members of parliament from his ruling AK Party (AKP) during a meeting at the Turkish parliament in Ankara June 25, 2013. Turkish anti-terrorism police detained 20 people in raids in the capital Ankara on Tuesday in connection with weeks of anti-government protests across the country, media reports said. The unrest began at the end of May when police used force against campaigners opposed to plans to redevelop a central Istanbul park. The protest spiralled into broader demonstrations against Prime Minister Tayyip Erdogan and his government. REUTERS/Umit Bektas (TURKEY – Tags: POLITICS) – RTX1102A

Ai gjithashtu dëshiron që të lejohet të sulmojë Greqinë pa kosto, duke kultivuar një klimë anti-greke në vendin e tij, duke përkeqësuar marrëdhëniet me një vend që supozohet të jetë aleat dhe duke kërcënuar se “do të vijë papritur një natë.”

Këto kërcënime, tani po bëhen përballë homologëve evropianë të ministrit të Jashtëm turk Mavlut Çavusoglu, të cilët me heshtjen e tyre, edhe nëse nuk i pranojnë, as nuk i dënojnë.

A nuk e kemi nxjerrë mësimin tonë nga ajo që po ndodh në Ukrainë?

Kur liderë të ndryshëm perëndimorë argumentojnë se një fitore e mundshme ruse do të thotë se agresori do të dominojë, duke shpërfillur konceptet bazë të së drejtës ndërkombëtare si integriteti territorial dhe sovraniteti, pse ata e minimizojnë analogjinë e dukshme në veprimet dhe metodat e Rusisë dhe Turqisë?

Ose ku saktësisht mendojnë se ndryshojnë, kur Ankaraja po krijon kushtet për një konfrontim të armatosur me Greqinë, duke e kërcënuar drejtpërdrejt me pushtim, duke përmendur refuzimin e kërkesave të saj absurde, siç bëri Moska?

Tashmë është e qartë se shumë perëndimorë po i lënë hapësirë Turqisë për t’i shantazhuar.

Natyrisht, për shkak të humbjes së besueshmërisë së saj, udhëheqja turke po shantazhohet njëlloj, në mos më shumë. Aq më tepër që Erdogan nuk mund të përballojë humbjen e zgjedhjeve.

Megjithatë, ne nuk mund të jemi të kënaqur me mënyrën se si po trajtohet Turqia. Dhe kështu ata janë të kënaqur që Turqia nuk po ndërmerr hapin përfundimtar të një konfrontimi të armatosur me Greqinë, të cilin Ankaraja dëshiron ta shmangë gjithsesi, duke i mashtruar që të mendojnë se falë tyre nuk po vepron, ndërsa partnerët tanë nuk e kuptojnë se duke testuar tolerancën e saj ndaj taktikave agresive, Turqia sheh se dobësohet sa herë që roli i saj përmirësohet – aktualisht për shkak të Ukrainës.

FILE — President Recep Tayyip Erdogan of Turkey attends a meeting of NATO leaders in Watford, England, on Dec. 4, 2019. Turkey has blocked an initial effort by NATO to move ahead quickly with the applications of Finland and Sweden, which were handed over Wednesday morning, May 18, 2022, according to a senior diplomat. (Al Drago/The New York Times)

Akoma më problematik është fakti se ndërsa pas dyerve të mbyllura partnerët tanë e kuptojnë se Turqia shpesh luan lojën e Rusisë, ata e lejojnë këtë nga frika se mos e humbasin.

Në një diskutim të disa javëve më parë, u befasova kur dëgjova zyrtarë evropianë dhe amerikanë që justifikonin përjashtimin e Ankarasë nga vendimi për të vendosur sanksione, me arsyetimin se pjesëmarrja e saj do të shkatërrojë ekonominë turke!

Dhe sinqerisht pyes veten se sa më e fortë është NATO kundër Rusisë kur një partner kyç lëkundet dhe ngre pretendime joreale për të dhënë pëlqimin për pranimin e Suedisë dhe Finlandës, gjë që në praktikë jo vetëm minon kohezionin e Aleancës, por gjithashtu zbulon paaftësinë e saj për të zbatuar dhe respektuar vendimet e saj.

Në fund të fundit, ky hezitim ndaj Turqisë është rezultat i stagnimit të përgjithshëm të shfaqur nga Perëndimi në prodhimin e ideve të reja, veçanërisht në mënyrën se si të merren me shfaqjet dhe forcat revizioniste.

Pra, duke ndjekur rrugën e shkelur mirë të dekadave të kaluara në një mjedis që ndryshon me shpejtësi, një pjesë e konsiderueshme e Perëndimit nuk është në dijeni se Turqia ka një identitet të ndryshëm dhe një orientim të paqartë.

Konstantinos Filis është drejtor i Institutit të Çështjeve Globale dhe profesor i asociuar në Kolegjin Amerikan të Greqisë.

Burimi: Gazeta greke Kathimerini

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN