Zvicra mori një fitore të madhe 3-2 ndaj Serbisë, një ndeshje që do të dhuronte jo pak emocione. Shaqiri shënoi golin e parë në minutën e 20-të, duke u konfirmuar si makth për rivalët.
Paraqitje spektakolare edhe për Granit Xhakën, që u zgjodh nga FIFA si lojtari i ndeshjes. Një lider dhe një kapiten i vërtetët që udhëheq kombëtaren helvete drejt fazës së 1/16-ave.
Ndërkohë pas ndeshjes Graniti ka gjetur një mënyrë origjinale për t’i goditur serbët pa u dënuar. Mesfushori shqiptar ka marrë fanellën e shqiptarit tjetër të Zvicrës, Ardon Jashari dhe e ka veshur duke e kthyer nga mbiemri Jashari.
Një gjetje gjeniale kjo e mesfushorit me origjinë shqiptarëve, që iu ka kujtuar serbëve komandantin legjendar Adem Jashari. Ndërsa mediat serbe e kanë quajtur këtë një provokim, në fakt, gjithnjë ashtu ndodh me serbët.